Adoleshenti magjik nderon Liverpool në betejën e “St James Park”! Newcastle heroik, dorëzohet në minutën e 99′ (VIDEO)

Adoleshenti magjik nderon Liverpool në betejën e “St James Park”! Newcastle heroik, dorëzohet në minutën e 99′ (VIDEO)

Le ta quajmë Beteja e “St James Park” sepse një ndeshje dramatike u zhvillua sonte në Newcastle, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj bardhezinjve, falë një goli vendimtar të adoleshentit Rio Ngumoha (16 vjeç) në minutat shtesë. Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak. Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca nga Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi. GOLI I GRAVENBERCH – VIDEO Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e...