Klubi më i madh i natës në Evropë: Mund të mbajë 15,000 persona dhe një birrë kushton…

Klubi më i madh i natës në Evropë: Mund të mbajë 15,000 persona dhe një birrë kushton…

Këtë verë, në ishullin e famshëm spanjoll Ibiza është hapur UNVRS, klubi i natës më i madh në Evropë dhe ndoshta në botë, i cili mund të akomodojë deri në 15,000 vizitorë njëkohësisht. Superklubi ndodhet pranë vendbanimit Sant Rafael de Sa Creu dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 6,500 metrash katrorë. UNVRS (shqiptohet “Universi”) cilësohet si superklubi i parë në botë, duke kombinuar teknologjinë moderne, instalime artistike interaktive, dekorin luksoz dhe shfaqjet nga muzikantë të njohur ndërkombëtarë. Brenda tij gjenden hapësira të ndryshme që formojnë një labirint festiv – nga pista kryesore e vallëzimit, te ballkoni VIP, e deri te një mikroklub i veçantë brenda tualeteve, i quajtur Wild Comet, ku DJ performojnë live. Klubi ofron gjithashtu një restorant ekskluziv nga marka e njohur spanjolle...