Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM

Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM

Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar...