Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në muajin maj, duke lënë të kuptohej se zgjidhja për luftën e Ukrainës nuk qëndron te diplomacia e gjatë shumëpalëshe, por te një marrëveshje mes dy superfuqive. Takimi me Vladimir Putinin në bazën ajrore amerikane në Anchorage ndodhi, por 9 ditë më pas nuk ka shenja të progresit real. Trump kishte dhënë sinjale se Putini dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillonin bisedime direkte, por një gjë e tillë nuk është planifikuar. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha hapur se “agjenda nuk është gati fare”. Trump e portretizon veten si ndërmjetës, si aleat të Ukrainës, ose si njeri që...