Guterres bën thirrje për ‘hetim të shpejtë’ të sulmeve izraelite në spitalin Nasser në Gaza

Guterres bën thirrje për ‘hetim të shpejtë’ të sulmeve izraelite në spitalin Nasser në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar fuqishëm vrasjen e palestinezëve në sulmet ajrore izraelite që goditën spitalin Nasser në Gaza dhe ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm, tha zëdhënësi Stephane Dujarric. “Sekretari i përgjithshëm rikujton se civilët, përfshirë personelin mjekësor dhe gazetarët, duhet të respektohen dhe të mbrohen në çdo kohë”, u tha Dujarric gazetarëve. “Ai bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm për këto vrasje”, shtoi ai më tej. Kujtojmë se sulmi i sotëm izraelit në spitalin në Gaza ka vrarë me dhjetëra persona, mes të cilëve edhe gazetarë.