Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi shtron “manita”, kampionati nis me fitore me 5 yje
Interi startoi sezonin e ri të Serie A me një fitore të jashtëzakonshme 5-0 ndaj Torinos, duke treguar forcë dhe efikasitet të lartë në “San Siro” por edhe duke i dhënë sinjal kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu – debutoi te pankina e Interit në Serie A – dominoi ndeshjen nga minuta e parë deri në të fundit, duke dërguar një sinjal të qartë për ambiciet e saj këtë edicion. Pjesa e parë filloi me presion të madh nga zikaltërit. Marcus Thuram rrezikoi që në minutën e parë me një goditje me kokë që kaloi mbi traversë. Epërsia erdhi në minutën e 18-të kur Alessandro Bastoni shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Nicolò Barella. Vetëm pas pak minutash, Interi dyfishoi...