Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Kalorësi i Babunjës’, numër rekord vizitorësh në Vjenë
Në përfundim të ekspozimit në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë, objekti muzeor arkeologjik “Kalorësi i Babunjës” ka arritur të shihet nga 219.397 vizitorë gjatë tre muajve. Lajmin për numrin e vizitorëve e ka deklaruar drejtoresha e këtij muzeu, prof. Katrin Vohland. Kalorësi i Babunjës, vepër arti me vlera unike, është pjesë e fondeve arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ekspozimi u mundësua nga marrëveshja e nënëshkruar mes Institutit të Arkeologjisë, pjesë e ASHSH, dhe Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Krahas ekspozimit të Kalorësit të Babunjës, u organizua edhe një konferencë shkencore e përbashkët me palën austriake me fokus këtë zbulim unik 2600-vjeçar të arkeologjisë, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan...