EMRI/ Aksident me vdekje në Vorë, humb jetën këmbësori

EMRI/ Aksident me vdekje në Vorë, humb jetën këmbësori

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në dalje të Vorës. Këmbësori Kujtim Luka, rreth 66 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një 53 vjeçar i identifikuar si Jani Tanushi. Sipas njoftimit zyrtar, shoferi është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. “Më datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv