Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump reagon për sulmin izraelit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes tyre 5 gazetarë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas sulmit ajror të Izraelit ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis, në Gaza, ku humbën jetën 20 persona, mes tyre edhe 5 gazetarë të mediave ndërkombëtare. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se nuk kishte asnjë dijeni për ngjarjen, por shtoi se “nuk është i lumtur për këtë”. Sulmi ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne dhe ka shkaktuar tronditje të madhe në arenën ndërkombëtare, sidomos për faktin se mes viktimave janë edhe profesionistë të medias që raportonin nga terreni i konfliktit. Reagimet e para nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve kanë dënuar ashpër ngjarjen, duke e cilësuar një shkelje flagrante të së drejtës humanitare dhe të lirisë së shtypit. Izraeli ende nuk ka dhënë...