Nuk ka më siguri në rrugë, aksident me vdekje në Vorë

Nuk ka më siguri në rrugë, aksident me vdekje në Vorë

Ditët e fundit rrugët në vend janë përgjakur nga aksidente me pasoja fatale. Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.