Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë/ Aksident me vdekje në Vorë (VIDEO)
Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në rrugët e Shqipërisë. Mbrëmjen e sotme, Policia e Tiranës njofton se në Vorë, rreth orës 20:30, automjeti me drejtues shtetasin Jani Tanushi, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.