Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose përdhosin flamurin amerikan. “Nëse përdhosni flamurin, do të përballeni me një vit burg, pa mundësi për lirimin e parakohshëm,” tha Trump gjatë nënshkrimit të urdhrit në Zyrën Ovale. Urdhri kërkon që gjyqtarët të aplikojnë me përpikmëri ligjet për përdhosjen e flamurit dhe shkelësve t’u pezullohet viza apo leja e qëndrimit. Trump e ka përshkruar flamurin amerikan si simbol të unitetit dhe ka theksuar se përdhosja e tij është një akt ofendues dhe provokues, që shpreh përbuzje, armiqësi dhe dhunë kundër kombit. Megjithatë, një vendim i Gjykatës Supreme në vitin 1989 ka vendosur se djegia apo shkatërrimi i flamurit kombëtar mbrohet si...