Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Të çarmatoset Hezbollahu”/ Izraeli dhe Libani në “udhëkryq historik”
Izraeli njoftoi sot, 25 gusht, se është i gatshëm të tërheqë një pjesë të trupave të vendosura në jug të Libanit gjatë vitit të fundit, nëse çarmatoset Hezbollah, grupin militant shiit që prej vitesh është aktori jo-shtetëror më i fuqishëm në Liban. Deklarata erdhi pas aprovimit nga qeveria libaneze e një plani të propozuar nga i dërguari special amerikan, Tom Barrack, i cili synon çarmatosjen e grupit. Zyrat e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkruan vendimin e Libanit si “historik”. Sipas njoftimit, nëse ushtria libaneze merr hapat e nevojshëm për çarmatosjen e Hezbollahut, Izraeli do të marrë masa reciproke, duke përfshirë uljen e pjesshme të pranisë ushtarake, në koordinim me mekanizmin e sigurisë të udhëhequr nga SHBA-të. Megjithatë, zyrtarët në Bejrut e konsideruan ofertën e Izraelit...