Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser
Kryeministri Benjamin Netanyahu pohoi se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi këtë të hënë në spitalin Nasser. Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se autoritetet ushtarake po kryenin një hetim të plotë për atë që ndodhi. “Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza”, tha Netanyahu. “Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë. Lufta jonë është me terroristët e Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe sjellja e pengjeve tona në shtëpi”, shtoi ai.