Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Siria: Izraeli ka marrë kontrollin e një toke afër malit Hermon
Siria ka thënë të hënën se Izraeli i ka dërguar 60 ushtarë për të marrë kontrollin e një zone brenda kufirit sirian, afër malit Hermon, në një operacion që ia ka shkelur sovranitetin dhe përbën kërcënim të mëtejmë për sigurinë rajonale. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se trupat kanë kryer aktivitet rutinor në një zonë në jug të Sirisë, mirëpo nuk kanë operuar në Beit Jin, zonë e afërt me kufirin me Libanin dhe afër malit Hermon. Ky incident vjen teksa dy shtetet janë të angazhuara në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për ulje tensionesh në jug të Sirisë. Damasku shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për siguri, e cila më pas mund të hapte rrugën për bisedime më të gjera...