‘Vajzë Fest’ mbyll edicionin e tretë: Tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

‘Vajzë Fest’ mbyll edicionin e tretë: Tri ditë këngë, valle e art në zemër të Lumit të Vlorës

Mbrëmja e së dielës ka shënuar mbylljen e edicionit të tretë të “Vajzë Fest”, një aktivitet artistik mbresëlënës, që për tri ditë me radhë mbushi me këngë, valle dhe art krahinor zonën e Lumit të Vlorës. Një edicion që i përmbushi të gjitha pritshmëritë sipas njërit prej organizatorëve regjisorit, Armand Bora. “Vendosim pritshmëritë tona, por ato janë tejkaluar. Pa dyshim falë miqve që vijnë, falë popullatës së Vajzës, por edhe të fshatrave përreth,” tha z. Bora. Festa bëri bashkë personalitete e banorë të shumtë, të cilët vlerësuan traditën e kësaj treve dhe përcjelljen e saj brez pas brezi. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, bir i kësaj treve, thotë se vlera mbetet rrënja, e se vlerë mbi vlerë është përcjellja e kulturës e traditës...