Trenova: Rama po sulmon drejtësinë për të frenuar pavarësinë e gjyqtarëve

Trenova: Rama po sulmon drejtësinë për të frenuar pavarësinë e gjyqtarëve

Ish-prokurori Gent Trenova në një intervistë në Syri TV, foli rreth sulmeve të fundit të kryeministrit Rama ndaj gjyqësorit, duke i cilësuar si një përpjekje për të mbajtur nën kontroll vendimmarrjen gjyqësore dhe për të frenuar çdo shenjë të pavarësisë në sistemin e drejtësisë. Në një analizë të qartë mbi vendimmarrjet gjyqësore dhe rolin e pushtetit ekzekutiv, Trenova paralajmëron se sulmet ndaj gjyqtarëve nuk janë rastësore, por një mesazh intimidues për të gjithë sistemin. Gent Trenova: Duhet të vendosen disa premisa, ose për t’i piketuar gjërat. Në radhë të parë, vendimet e gjykatës unë nuk mund t’i gjykoj nëse janë të drejta ose nëse janë në kundërshtim me ligjin. Ato janë vendime të Gjykatës së shkallës së Parë, ka edhe Gjykatë e Apelit, është dhe...