Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masakra para fëmijëve – Vajza 18-vjeçare rrëfen si i ati vrau me thikë nënën: E goditi, e tërhoqi zvarrë, e hodhi përtokë…
Ngjarja tragjike në Greqi, ku 40-vjeçari shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, po zbardhet dita-ditës nga dëshmitë rrëqethëse të familjarëve. Vajza e çiftit, vetëm 18 vjeçe, ka treguar për mediat greke se ka qenë dëshmitare e çdo momenti, ndërsa i ati godiste për vdekje nënën e saj, përpara syve të saj dhe të vëllait 13-vjeçar. Sipas saj, gjithçka nisi pas një grindjeje të zakonshme, ku nëna i kërkoi babait të ndahej prej saj. Por xhelozia e tepruar dhe dyshimet për tradhti, çuan në krimin e rëndë. “U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz. Ata janë grindur edhe më parë, por jo kështu. Kohët e fundit punonte normalisht, ishte i qetë. Nuk pinte, nuk bërtiste, por nisi të bëhej obsesiv nga xhelozia,” rrëfeu...