PAMJET- Një grup djemsh dhunojnë pronarin e një lokali në Shkodër: Djali na ka vjedhur mallin…lekët ose do iu vrasim

PAMJET- Një grup djemsh dhunojnë pronarin e një lokali në Shkodër: Djali na ka vjedhur mallin…lekët ose do iu vrasim

PAMJE NGA NGJARJA SHKODËR-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër, ku një grup djemsh kanë hyrë në lokalin e një qytetari, kanë dhunuar babain e tij dhe kanë kërcënuar me jetë familjen. Në pamjet e publikuara në JOQ, shihen teksa të rinjtë dhunojnë pronarin e lokalit dhe duke i drejtuar armën i kërkojnë lekët ose ndryshe do i vrasin të gjithë.  Gjithçka dyshohet se ka ardhur nga grabitja e mallit në Angli nga djali tjetër i familjes. Si pasojë për dy ditë rresht është mbajtur peng në Angli edhe nipi i pronarit të lokalit. Autorët dyshohet se kanë lidhje familjare me një fis të njohur në Shkodër me precedentë kriminale./ZËRI