Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bombardimet izraelite në spitalet në Gaza, reagon ashpër Turqia: Sulm ndaj lirisë së shtypit dhe një tjetër krim lufte
Zyra e komunikimit presidencial e Turqisë e quajti sulmin e sotëm izraelit në Spitalin Nasser në Gaza, “një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe një tjetër krim lufte”. Sipas mediave të huaja, të paktën 20 persona kanë vdekur në sulm, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, përfshirë pesë të tjerë të lidhur me agjenci si Reuters, AP dhe Al Jazeera. “Izraeli, i cili vazhdon mizoritë e tij pa marrë parasysh asnjë parim humanitar apo ligjor, është nën iluzionin se mund të parandalojë zbulimin e së vërtetës përmes sulmeve të tij sistematike ndaj gazetarëve”, tha Burhanettin Duran, kreu i drejtorisë së komunikimit, në një postim në mediat sociale, shkruan A2 CNN. Duran shtoi: “Është e nevojshme që të gjithë ata që kanë ndërgjegje, bashkësia...