Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Vrasja e 5 gazetarëve, reagon Trump: Nuk kisha dijeni për sulmin, nuk jam i lumtur
                            Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin izraelit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë. I pyetur nga shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se nuk kishte asnjë dijeni. Ai vazhdoi duke thënë se “nuk është i lumtur për këtë”. Nga sulmi ajror izraelit ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis në Gaza mëngjesin e kësaj të hëne, mbetën të vrarë 20 persona. 5 prej tyre ishin gazetarë të mediave ndërkombëtare.