Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zorraxhiu i Soros dhe Edit”/ Dhëndri i Berishës vijon sulmet ndaj ish-sekretarit amerikan të Shtetit
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, i cili është duke u gjykuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë nga GJKKO për kompleksin ‘Partizani’ e ka shndërruar profilin e tij në facebook në fletë-rrufe për të demaskuar të gjithë ‘armiqtë’ e vjehrit. Kësaj radhe, me një gjuhë tipike të ligjërimit soc-realist, objekt ka qenë ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken. Malltezi e quan ish-zyrtarin e lartë amerikan si ‘zorraxhi të Soros dhe Edit’ dhe me një gjuhë linçuese shprehet se atë e kanë përzënë nga plazhi, duke i dhënë lexuesit të nënkuptojnë se e kanë përzënë se ka shpallur vjehrin dhe bashkëshorten e Malltezit ‘non grata’ për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Postimi i Malltezit për A. Blinken. Në fakt, e vërteta e fotos është...