Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiropali letër mirënjohjeje për Presidentin Zelensky: Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë krah Ukrainës
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka falënderuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për nderimin me “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”, një çmim i lartë që iu akordua në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Në një letër drejtuar kreut të shtetit ukrainas, Spiropali thekson se ky vlerësim është një shenjë respekti ndaj qëndrimit të Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës në një kohë të vështirë. “Ky qëndrim buron nga zemra e çdo qytetari shqiptar, nga besimi ynë tek liria, dinjiteti dhe e drejta e një kombi për të jetuar i pavarur dhe për të vendosur vetë për të ardhmen e tij,” shkruan Spiropali. Ajo rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe të gjithë aleatët demokratikë, në përpjekjet...