Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shtatori do ta gjejë sërish në Kuvend”, Minxhozi: Deklarata e Berishës është lojë fjalësh për të justifikuar humbjen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se zgjedhjet nuk do t’i pranojë, por se shtatori do ta gjejë sërish brenda sallës së Kuvendit. Si duhet lexuar kjo deklaratë e doktorit, i cili me sa duket certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht kontestimeve të vazhdueshme. Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në në një emision televiziv u shpreh se ajo që pohon Berisha nuk ka logjikë, por shtoi se kjo qasje e tij mund të lexohet si një lojë fjalësh për të justifikuar humbjen e 11 majit dhe për t’i paraprirë reaksioneve brenda partisë, ku dhe neni “Basha” i shkruar në statutin e PD parashikon që kryetari duhet të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme. “Ajo që thotë Berisha nuk...