Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
4 vatra zjarri aktive! Helikopterë shqiptarë dhe nga Emiratet Arabe në ndihmë të Vlorës
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gjatë ditës së sotme janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera vazhdojnë të jenë aktive. Në Pishë-Poro të Vlorës, një zjarr i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf është përhapur gjerësisht drejt fshatit Pishë-Poro, kryesisht për shkak të erës dhe karakteristikave të terrenit. Për të vendosur në kontroll flakët në Vlorë janë angazhuar katër helikopterë, mes tyre dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vatrat e tjera aktive ndodhen në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë; në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë; dhe në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar. NJOFTIMI: Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën...