Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vrasja e 36-vjeçares, djali i vogël tërhiqte babain nga qafa. Ajo vdiq në krahët e vajzës
Vrasja e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë, ka tronditur thellë shoqërinë. Sipas mediave greke, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën. Krimi ndodhi në shkallët e pallatit, teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa. Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë. Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor. Edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare. Kjo e fundit vdiq në krahët e vajzës së saj. Vajza tjetër e çiftit, vetëm...