BE: Llakët gjysmë–të përhershëm për thonj ndalohen që nga shtatori

BE: Llakët gjysmë–të përhershëm për thonj ndalohen që nga shtatori

Nga 1 shtatori 2025, TPO, produkti që fshihet prapa thonjve gjysmë – të përhershëm nuk do të mund të shitet më. Për më tepër, tani është vendosur nga inspektorati shëndetësor që produktet që përmbajnë TPO, të cilat ishin në qarkullim, nuk mund të përdoren më as nga sallonet profesionale të thonjve. Ky ndalim i TPO është pasojë e klasifikimit të ri të tij si CMR kategori 1B, toksik për riprodhim, transmeton KultPlus. Ky klasifikim është përcaktuar nga rregullorja evropiane CLP (Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi), e cila klasifikon kimikatet sipas rrezikut më të lartë, pavarësisht përdorimit të tyre. Nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim. Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, Konsumatorëve dhe Sanksioneve për Mashtrime (DGCCRF) ka shpallur një ndalim të plotë. Madje edhe...