Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Katër policë të Lozanës pezullohen pas mesazheve raciste, antisemitike dhe seksiste
Komuna e Lozanës njoftoi të hënën se më 15 gusht ishte vënë në dijeni të mesazheve dhe fotove me përmbajtje raciste, antisemitike, seksiste ose diskriminuese, të shpërndara nga policë dhe ish-policë. Katër prej tyre janë pezulluar menjëherë nga detyra. Mesazhet ishin dërguar nga Prokuroria tek Komandanti i Policisë, në kuadër të hetimit mbi një ish-polic bashkiak që ishte fotografuar me gishtin e madh lart pranë një grafiti kushtuar Mike Ben Peter, rast i bërë publik në vitin 2023 nga programi i RTS ‘Mise au point’, sqaron Komuna. Sipas njoftimit, mesazhet vinin nga dy grupe private në WhatsApp, anëtarët e të cilave ishin aktualë ose ish-anëtarë të Policisë së Lozanës. Një grup kishte 6 anëtarë, tjetri 48. Në disa raste, mesazhet dhe fotot përmbanin elemente raciste,...