Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyfaqësia e përjetshme: Nuk njohim zgjedhjet, por marrim mandatet!
Nga Skënder Minxhozi/ Po e humbim mesa duket edhe një rast tjetër për të treguar si shtet se i njohim dhe i zbatojmë rregullat e zgjedhjeve dhe kodet “kalorsiake” që lidhen me to. Ato kode që thonë fjala vjen se humbësi duhet të njohë rezultatin dhe të urojë fituesin, ose që pala humbëse të bëjë analizën e atyre faktorëve e rrethanave që e çuan në humbje. Ose më tej akoma, (mos o Zot!) kodin e mbajtjes përgjegjësi për humbjen, duke u larguar nga timoni i partisë. Aq më tepër kur e ke shkruar në statut diçka të tillë! Asgjë e tillë nuk ndodhi këtë verë, pasi u shfaq i qartë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Partia Demokratike mori njërën ndër humbjet...