Meta troket sërish tek Apeli i Posaçëm: Nuk intimidoj dëshmitarë

Meta troket sërish tek Apeli i Posaçëm: Nuk intimidoj dëshmitarë

Ilir Meta ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit të shkuar. Paraditen e së hënës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ish-presidenti apeloi vendimin e 13 gushtit të Gjykatës së Posaçme, që i refuzoi atij kërkesën për liri. Presidenti i PL-së, kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke dëshiruar si të mundshme “ndalimin e daljes jashtë shtetit”, “detyrimin për paraqitje” dhe të “garancisë pasurore”. Avokati Cakrani tha se arsyetimi i Gjykatës së Posaçme, se Ilir Meta mund të ndikonte tek dëshmitarët nuk bazohej në asnjë provë. “Duhet të ketë dhënë një shenjë që të ketë prishur provat ose...