Tentoi të fuste në Shqipëri një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në portin e Durrësit

Tentoi të fuste në Shqipëri një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në portin e Durrësit

Një shtetas italian është arrestuar në portin e Durrësit, pasi tentoi të trafikonte në Shqipëri një automjet të vjedhur në Itali. Policia Kufitare e identifikoi automjetin e vjedhur gjatë kontrolleve rutinë. Mjeti rezultoi i vjedhur më 25 korrik 2025 në Itali. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Durrësit për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Port, Durrës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian. Sekuestrohet automjeti. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në...