Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Financimi i serrave diellore, afat deri më 30 shtator! Denaj: Deri në 15 milionë lekë/ha për prodhimin e perimeve
Fermerët kanë afat deri më 30 shtator për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 dhe për të përfituar mbështetje finaciare për ndërtimin e serrave të reja diellore. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, sqaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se mbështetja do të jepet për ndërtimin e serrave të reja diellore nga 0.2 ha deri në 2 ha, për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës, duke përfshirë edhe sistemet e ujitjes. Sipas kësaj pakete, mbështetja financiare do të jetë deri në 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve. Ndërsa serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë do të mbështeten financiarisht deri në 8 milionë lekë/ha dhe serrat e prodhimit të luleshtrydheve deri në 4 milionë lekë/ha....