Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Çela: Pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndihesh vetëm?
Plot mistere është shpirti ynë. Prandaj vazhdimisht lindin pyetje, madje të llojit enigmë. Bie fjala, pse ndodh që të jesh mes njerëzish dhe prapëseprapë të ndiehesh vetëm? Por, pse ndodh edhe e kundërta, të jesh vetëm dhe të ndihesh me njerëz?Vetëm jam në studio, miq të dashtun, por ndiehem me ju. E kështu, sikur u dha një përgjigje, qenka fuqia shpirtërore që tejkalon distancat. Prandaj po e nis me një përshendetje, sepse e di mirë qe ju ka rënduar karantina pandemike. Izolimi fizik, natyrisht, për të gjithe është i padëshirueshëm. Por është gjithashtu një provë kur, i mësuar të jetojë si qenie sociale, njeriu kupton njëkohësisht sa ëshëe edhe individ, pra, sa është gjithashtu i vetmjaftueshëm.Por tashmë e pohova, ne jemi bashkë. Dhe gjithë bashkë,...