Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet 38- vjeçari në Portin e Durrësit (Emri)
Një shtetas italian, G.L., 38 vjeç, u arrestua nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi tentoi të trafikonte drejt Shqipërisë një automjet që rezultoi i vjedhur në Itali një muaj më parë. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve në hyrje-daljet e vendit, shërbimet e Policisë Kufitare verifikuan automjetin dhe konstatuan se ai ishte marrë me forcë më datë 25 korrik 2025. Për pasojë, shtetasi italian u vu në pranga dhe automjeti u sekuestrua. “Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian. Si rezultat i shtimit të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç. Nga verifikimet e kryera rezultoi...