Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë
Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës. Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë kontribuuar për këto mediume. Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se “numri ka shkuar në 20 martirë, përfshirë pesë gazetarë dhe një pjesëtar të Mbrojtjes Civile”, pas sulmeve në spitalin Nasser në Han Junis- një kompleks i madh mjekësor në jug qe është shënjestruar disa herë nga Izraeli prej nisjes së luftës. Sipas vëzhguesve të mediave, rreth 200 gazetarë janë vrarë përgjatë dy vjetëve të luftës mes Izraelit dhe...