Ky qytet në Japoni po mendon të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

Ky qytet në Japoni po mendon të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

Qyteti Toyoake në prefekturën Aichi të Japonisë pritet t’u bëjë thirrje të gjithë përdoruesve të smartfonëve që të kufizojnë përdorimin e tyre në vetëm dy orë në ditë jashtë orarit të punës ose shkollës. Sipas draftit, kufizimi do të jetë vetëm rekomandim dhe nuk do të ketë gjoba apo penalitete për ata që e tejkalojnë. Kryebashkiaku Masafumi Koki u shpreh se “qëllimi është parandalimi i përdorimit të tepërt të pajisjeve që shkakton probleme fizike dhe mendore, përfshirë edhe çrregullimet e gjumit.” Sipas propozimit, nxënësve të shkollës fillore do t’u kërkohet të mos përdorin telefonat pas orës 21:00, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme dhe më të rriturit pas orës 22:00.  Megjithatë, nisma ka ngjallur revoltë të madhe online, ku shumë qytetarë e cilësuan planin si të paarritshëm....