Lufta në Ukrainë, këshilltari i Zelenskyt: Po kërkojmë më shumë armë, sepse Putin s’është e interesuar për paqe

Lufta në Ukrainë, këshilltari i Zelenskyt: Po kërkojmë më shumë armë, sepse Putin s’është e interesuar për paqe

Ukraina po kërkon më shumë armë nga Perëndimi për shkak të shqetësimeve se, madje edhe pas dy samiteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, Rusia “nuk është e interesuar” për paqe, tha një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për rrjetin e Radios Evropa e Lirë, Current Time. Mykhaylo Podolyak tha të hënën se Kievi ka qenë në “konsultime aktive” me zyrtarë amerikanë dhe evropianë “për rritjen e furnizimit me mjete të ndryshme për të zhvilluar operacione kundër luftës”. “Ne e kuptojmë se sa shumë po shpenzon Rusia tani, dhe çfarë do të bëjë më pas, se çfarë burimesh po përdorin përgjatë vijës së frontit apo më thellë në territorin ukrainas”, shtoi Podolyak, një figurë kyçe në administratën e Zelenskyt që prej vitit...