Pse duhet të pimë ujë sapo hapim sytë në mëngjes

Pse duhet të pimë ujë sapo hapim sytë në mëngjes

A e dini se një gotë ujë sapo zgjoheni nga gjumi mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj? Pas disa orësh gjumë, trupi është i dehidratuar dhe i pari veprim që duhet të bëjmë është t’i japim ujitje organizmit. Pija e një gote ujë esëll: -Përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e kalorive. -Pastron mbetjet toksike që janë grumbulluar gjatë natës. -Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe freskon trurin, duke na dhënë më shumë energji. -Është një sekret i thjeshtë për lëkurë më të pastër e më të shëndetshme. Pra, përpara kafesë, çajit apo mëngjesit, trupi juaj pret vetëm një gotë ujë të freskët. Një zakon i vogël, por me përfitime të mëdha për shëndetin dhe bukurinë!