Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbulohet banda shqiptare e grabitësve në Mykonos, 4 të arrestuar, vodhën mbi 130 mijë euro në vila dhe hotele
Policia greke në Mykonos ka vënë në pranga katër shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë të një serie vjedhjesh në zona turistike dhe shtëpi private gjatë sezonit veror. Sipas zyrës së Nëndrejtorit të Policisë së Mykonosit, identifikimi dhe arrestimi i tyre u bë falë pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat ndihmuan në zbardhjen e aktivitetit të grupit. Anëtarët e grupit vepronin kryesisht gjatë natës, në zona turistike si Elias, Halarës, Agrari, Linos, Paraga dhe Skalados. Gjatë periudhës 6–20 gusht, ata dyshohet se kanë kryer: 10 vjedhje me thyerje 3 tentativa të dështuara për vjedhje Sipas policisë, vlera totale e sendeve të grabitura arrinte në rreth 138,000 euro. Objektivat kryesore ishin dhoma hotelesh dhe vila të marra me qira nga turistët. Hajdutët përdornin furgonë të...