Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Jam shoferi i kancelares së SPAK’, 23-vjeçari kërcënon inspektorët e IMT për banesën pa leje
foto TIRANË- Një 23-vjeçar i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme është arrestuar nga Policia e Tiranës. Romario Ibraliu kishte kërcënuar inspektorët e IMT-së që të mos ndërmerrnin veprime dhe të mos e procedonin, pasi kishin konstatuar se 23-vjeçari kishte ndërtuar banesë pa leje në kryeqytet. Në momentim që kanë shkuar inspektorët e IMT-së për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke iu thënë se punonte si shofer i kancelares së SPAK. Pas kryerjes së verifikimeve, ka rezultuar se 23-vjeçari nuk ka punuar asnjëherë në SPAK. Policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit./ZËRI