Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por rezliteti flet ndryshe. Postimi i plotë Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe. INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku?...