Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”
Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë e një sfide, ndezi zemërimin e publikut. Pamja mund të duket si një shaka e thjeshtë, një moment argëtues për ndjekësit, por në të vërtetë është pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm: fëmijët po kthehen në mjete për klikime, pa asnjë ndjeshmëri për pasojat që kjo sjell tek ata. Nuk janë të pakëta blogeret që kanë kthyer në “biznes” vetë fëmijët e tyre dhe i ekspozojnë ata edhe në situatat më delikate e private të përditshmërisë, pa menduar gjatë për pasojat që lë ky ekspozim në psikologjinë dhe rritjen e tyre. Në këtë moshë, fëmijët janë në fazën më të brishtë të zhvillimit. Çdo përvojë...