Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sydney Sweeney në krizë: Dy dështime radhazi në kinema pas skandalit me reklamat e xhinseve
Ylli i serialit Euphoria, Sydney Sweeney, po kalon një periudhë të vështirë profesionale. Dy filmat e saj më të fundit, Eden dhe Americana, nuk kanë arritur pritshmëritë në arkë dhe kanë marrë kritika të përziera. Eden, një thriller i mbijetesës me regji nga Ron Howard dhe buxhet 50 milionë dollarë, debutoi me vetëm 1 milion fitime në 664 kinema amerikane, duke marrë 55% vlerësime pozitive në Rotten Tomatoes. Në të luajnë edhe Ana de Armas dhe Jude Law. Ndërkohë, Americana, komedi krimi ku Sweeney luan përkrah këngëtares Halsey, pati një debutim të dobët me 500 mijë dollarë fitime kundrejt buxhetit 9 milionësh. Regjisori Tony Tost e cilësoi filmin një “perlë të fshehur” që mund të vlerësohet më shumë me kalimin e kohës. Këto dështime pasojnë...