Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e 36-vjeçares në Greqi: Djali e ndoqi të atin nga pas, viktima vdiq në krahët e vajzës
Lidhur me krimin e rëndë në familjen shqiptare, ngjarje e ndodhur me datë 22 gusht 2025, janë zbardhur detaje të reja, që tregojnë më shumë mbi momentet e rastit tronditës. Fillimisht çifti u përfshi në një konflikt të rëndë atë mëngjes, gjë kjo e dëshmuar dhe nga fëmijët e tyre të mitur. Pas këtij konflikti, në gjaknxehtësi e sipër, ka goditur me një mjet prerës bashkëshorten e tij. Ky mjet, përdoret për pjekje dhe imiton përdorimin e thikës. 36-vjeçarja, me aq fuqi sa i kishin mbetur, ka nxituar për të dalë nga shtëpia, duke arritur kështu deri tek hyrja kryesore e pallatit ku ata jetonin. Ka qenë djali i tyre 13-vjeçar, i cili iu hodh në qafë të atit nga pas, në përpjekje për të...