Sulmi ajror në spitalin e Khan Yunis, kush janë 5 gazetarët e vrarë nga Izraeli

Sulmi ajror në spitalin e Khan Yunis, kush janë 5 gazetarët e vrarë nga Izraeli

Pesë gazetarë humbën jetën gjatë një sulmi ajror izraelit mbi spitalin Nasser në Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, ndërsa raportonin mbi ofensivën ushtarake. Mes viktimave ishte Hossam al-Masri, bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, i cili po transmetonte drejtpërdrejt sulmin kur pamjet u ndërprenë papritur. Reuters konfirmoi gjithashtu se një tjetër bashkëpunëtor i saj, fotografi Hatem Khaled, mbeti i plagosur. Hossam al-Masri “Jemi të tronditur nga humbja e Hussam al-Masri dhe po kërkojmë informacion urgjent mbi gjendjen e Hatem Khaled. I kemi kërkuar autoriteteve të Gazës dhe Izraelit të mundësojnë ndihmë mjekësore sa më shpejt,” deklaroi agjencia. Edhe Al Jazeera konfirmoi vrasjen e fotoreporterit të saj, Mohammed Salama, ndërsa NBC humbi reporterin Moaz Abu Taha. Mohammed Salama Moaz Abu Taha Mes viktimave ishte edhe Mariam...