Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Detaji prekës: Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Sarandë ku humbën jetën dy motra; Elvisa Dhimaku 22 vjeçe që ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra dhe motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe. Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe. 23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij, sipas burimeve të ‘newsbomb.al’. Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka...