Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

Puna në kantierin e ndërtimit në aksin rrugor Shirokë – Zogaj, vijon me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë paraditen e sotme pamje nga ecuria e punimeve në këtë aks. Bashkangjitur me pamjet, Rama shkruan se ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë edhe si një kthesë e re për turizmin. “Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan kreu i qeverisë.