Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
Ditën e sotme, në Univeritetin e Arteve të Bukura po i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zhejit. Personazhe publike, të medias por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe. Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media. “Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pa krahasuar. Do na mungojë shumë, shumë… jo...