“Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet”, Berisha: 11 maji ishte farsë, shqiptarët të ngrihen për votën e lirë

“Nuk do t’i njohim kurrë zgjedhjet”, Berisha: 11 maji ishte farsë, shqiptarët të ngrihen për votën e lirë

Partia Demokratike nuk do t’i njohë zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Dy javë para se të mblidhet Parlamenti i ri, kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, përsëriti se 11 maji ishte farsë elektorale, duke hequr paralele mes zgjedhjeve parlamentare dhe procesit elektoral të vitit 1946, pas të cilit në Shqipëri u vendos diktatura komuniste. “Po afrohet momenti kur PD do marrë vendimet përkatëse. Një gjë është e sigurtë, se PD këto zgjedhje nuk do i njohë kurrë. Të njohësh këto zgjedhje do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, krimi më i madh elektoral në histori që pas vitit 146, që patën një fat të ngjashëm, që ishte diktaturë. Shqiptarëve u përket të ngrihen për rikthimin e votës së lirë”, tha...