Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbajtja e syzeve të diellit të pahomologuara është më e dëmshme sesa të mos mbash fare
Në mes të verës, kur dielli shkëlqen fort, për të mos dëmtuar shikimin është e domosdoshme të përdorim syze dielli. Të dalësh jashtë apo të kalosh orë të tëra në plazh pa to, mund të dëmtojë shëndetin vizual brenda pak minutash. Por jo çdo lloj syzesh është i vlefshëm. Jo të gjitha syzet e diellit janë të mira. Këtë e shpjegoi Xaqueline Rodríguez, optometriste në Óptica Universitaria, në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’, ku theksoi se zgjedhja e syzeve të papërshtatshme mund të jetë “më e dëmshme”. Dhe gjëja më e keqe është se shumë prej nesh i kemi këto syze në shtëpi dhe i përdorim pa e ditur se po bëjmë një gabim të rëndë. “Çfarë unë konsideroj më të dëmshme është përdorimi...